PortaliHomeCalendarFAQSearchMemberlistUsergroupsRegisterLog in
Mirė Se Erdhet Nė Ks-Net.Tk , Akoma nuk jeni rexhistruar Rexhistrohu Tani Nėse keni harruar fjalkalimin Kliko Kėtu

Share | 
 

 60 pėr qind e popullatės sė botės posedojnė celularė

View previous topic View next topic Go down 
AuthorMessage
Ghetto Gold
WebMaster
WebMaster


Numri i postimeve : 1400
Location : AdminCP
Job/hobbies : Couter Strike
Thanks : 3
Pikėt : 3605
Registration date : 2008-07-09

PostSubject: 60 pėr qind e popullatės sė botės posedojnė celularė   Thu Mar 05, 2009 2:21 pm



Pėrdorimi i telefonave celularė ėshtė rritur dukshėm gjatė shtatė viteve tė fundit, derisa numri i parapaguesve nė botė ka kėrcyer nga njė miliard nė vitin 2002 nė 4.1 miliardė nė fund tė vitit tė kaluar, thuhet nė njė raport tė lėshuar nga Kombet e Bashkuara.
Vala befasuese e pėrdorimit tė telefonave celularė ėshtė shėnuar nė shtetet nė zhvillim, ku tani celularėt janė pajisje mė tė adhuruara nė mesin e botės sė varfėr. Nė Afrikė, pėr shembull, 28 pėr qind e popullatės aktualisht posedojnė celularė, derisa para nėntė vitesh kjo shifėr ka qenė vetėm dy pėr qind. Nė anėn tjetėr, shtetet nė zhvillim pėrbėjnė madje dy tė tretat e pėrdoruesve tė telefonave celularė.

Besohet se arsyeja kryesore e blerjes sė madhe tė celularėve ėshtė paraqitja e shėrbimit pėr transferim tė parave i cili u mundėson njerėzve qė pa shkuar nė bankė t’i dėrgojnė dikujt para me anė tė porosive SMS.

Nė raportin e organizatės sė Kombeve tė Bashkuara po ashtu theksohet se pėrdorimi i internetit ėshtė dyfishuar, derisa tė dhėnat e fundit flasin se njė nga pesė pėrdorues apo 23 pėr qind e popullatės sė botės kanė qasje nė internet. Megjithatė, vendet e varfra edhe mė tutje mbesin prapa kur interneti ėshtė nė pyetje.

Suedia ėshtė shteti mė i avancuar kur bėhet fjalė pėr pėrdorimin e teknologjive komunikuese dhe tė informacionit. Pasojnė Koreja e Jugut, Danimarka, Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, Franca, Gjermania dhe Japonia.

Nė Birmani ėshtė shėnuar trendi mė i madh i rritjes sė pėrdorimit tė internetit. Megjithatė, qeveria ushtarake e Birmanisė ka ndaluar pėrdorimin e internetit tė cilin shpesh e pėrdorin grupet disidente, derisa blogerėt i ka dėrguar nė burg.

Nė anėn tjetėr, e ashtuquajtura “ndarja digjitale” nė mes tė varfėrve dhe tė pasurve ka mbetur e pandryshuar nė periudhėn prej vitit 2002 deri nė 2007.

Ekspertėt e KB-sė parashohin se recesioni global do tė ndikojė edhe nė zhvillimin e teknologjive telekomunikuese nė mbarė botėn.

_________________
Back to top Go down
View user profile
 
60 pėr qind e popullatės sė botės posedojnė celularė
View previous topic View next topic Back to top 
Page 1 of 1
 Similar topics
-
» ABDULLAH ZENELI:NJĖQIND PLAGĖT E TRIMIT(Kambanė kujtese pėr Zahirin)

Permissions in this forum:You cannot reply to topics in this forum
WwW.Ks-Network.Tk :: Qendra e Forumi :: Lajmet e Portalit-
Jump to: