PortaliHomeCalendarFAQSearchMemberlistUsergroupsRegisterLog in
Mirė Se Erdhet Nė Ks-Net.Tk , Akoma nuk jeni rexhistruar Rexhistrohu Tani Nėse keni harruar fjalkalimin Kliko Kėtu
Share | 
 

 Kėshilla pėr automjete ketu..!

View previous topic View next topic Go down 
AuthorMessage
Ghetto Gold
WebMaster
WebMaster


Numri i postimeve: 1400
Location: AdminCP
Job/hobbies: Couter Strike
Thanks: 3
Pikėt: 2769
Registration date: 2008-07-09

PostSubject: Kėshilla pėr automjete ketu..!   Fri Mar 06, 2009 7:26 pm

Frena e dorės



Shumė e rėndėsishme, por kryesisht nuk i kushtohet vėmendje sa duhet.

Automjetet shpesh nuk mund tė kalojnė kontrollin teknik pėr shkak tė frenės nė gjendje jo tė rregull, sepse shumė vozitės nuk i kushtojnė vėmendje kėtij sistemi shumė tė rėndėsishėm. Shpesh edhe evitojnė pėrdorimin e saj, por thjesht vendosin marshin “nė shpejtėsi” dhe ashtu e lėnė automjetin e tyre. Duke vepruar nė kėtė mėnyrė nuk do tė kursejnė asgjė, e me kohė mund tė vjen edhe deri tek ngujimi i spangos si pasojė e mospėrdorimit afatgjatė.

Automjetet zakonisht pėrmbajnė frenė mekanike tė dorės, e cila vepron nė boshtet e prapme, ajo frenon ēikrikun apo disqet, varėsisht nga lloji i automjetit, dhe mė kėtė ajo duhet tė funksionojė nė mėnyrė tė pavarur nga frena hidraulike e kėmbės. Nė rast se automjeti prapa ka ēikrikė, atėherė nė tė njėjtat frena ndikojnė edhe frena e dorės dhe ajo e kėmbės, derisa nė disqe montohen dara shtesė (shtrėngohen nė mėnyrė mekanike) por edhe disk i veēantė.

Nė secilin rast, frena e dorės duhet tė jetė nė gjendje tė rregullt, qė do tė thotė se mund ta mbajė automjetin nė vend edhe nė pėrpjetėn mė tė madhe. Pasi qė, siē kemi sqaruar mė lartė, sistemet e frenave tė dorės dhe tė kėmbės janė tė ndara, automjetet shpesh nuk kalojnė kontrollin teknik, edhe pse nė vozitje ndalin pa problem.

Siē thamė, frena e dorės mund tė pėrdoret si mjeti i fundit pėr ndalim kur sistemet tjera nuk veprojnė. Pėr tė ditur se ēfarė ndodhė kur frenoni vetėm me frenin e dorės, provoni disa herė nė parking tė zbrazėt apo nė ndonjė hapėsirė pėrkatėse. Bėni kėtė me shumė kujdes dhe fillimisht me shpejtėsi tė ulėt, sepse automjeti mund tė ju bart anash.

Nėse nuk ‘kafshon’, menjėherė tek mjeshtri.

_________________


Last edited by Ghetto Gold on Fri Mar 06, 2009 7:28 pm; edited 1 time in total
Back to top Go down
View user profile
Ghetto Gold
WebMaster
WebMaster


Numri i postimeve: 1400
Location: AdminCP
Job/hobbies: Couter Strike
Thanks: 3
Pikėt: 2769
Registration date: 2008-07-09

PostSubject: Re: Kėshilla pėr automjete ketu..!   Fri Mar 06, 2009 7:27 pm

Defektet e mundshme nė pajisjet elektrike tė makinės



Defektet e mundshme nė pajisjet elektrike tė makinės

Mė poshtė do tė mund tė gjeni katėr nga defektet mė tė mundshme tė pajisjeve elektrikė nė makinė dhe disa kėshilla si tė dini tė gjendeni nė situata tė tilla. Akumulatori – Nėse ju ndodh qė nė momentin kur i jepni makinės kontakt, nė tabelėn e instrumenteve ndizet drita qė tregon shtypjen e vajit, jo mė intensitetin e zakonshėm por mė dobėt, defekti mund te jetė nė lidhjen e dobėt tė akumulatorit apo edhe nė mos mbushjen e duhur me likuid tė vetė akumulatorit.

Kontakti –
Nė qoftė se kur ju e sillni ēelėsin dhe ai nuk e aktivizon motorin, kurse dritat nė tabelat e instrumenteve kanė ndriēim normal, defekti mund tė jetė nė vetė bravėn e kontaktit apo nė elektronisėsin.

Kutia shpėrndarėse –
Por nėse elektronisėsi e sjell motorin, por edhe pėrkundėr kėsaj motori nuk ndizet, defektin duhet ta kėrkoni nė kutinė shpėrndarėse.

Kabllot – Gjėja e parė qė duhet tė shihet tė kabllot ėshtė se a janė mirė tė lidhura me kutinė shpėrndarėse, kandelat etj. Nėse lidhjet nuk janė tė mira, ato ose janė djegur ose janė lagur. Me njė leckė tė pastėr duhet ta largoni papastėrtinė kurse, me pastaj, mė njė brushė letre duhet t’i pastroni vendet ku lidhen kabllot.

_________________
Back to top Go down
View user profile
Ghetto Gold
WebMaster
WebMaster


Numri i postimeve: 1400
Location: AdminCP
Job/hobbies: Couter Strike
Thanks: 3
Pikėt: 2769
Registration date: 2008-07-09

PostSubject: Re: Kėshilla pėr automjete ketu..!   Fri Mar 06, 2009 7:27 pm

Si tė pėrgatiteni pėr udhėtime tė gjata?
Nėse po bėheni gati pėr njė udhėtim tė gjatė me veturėn tuaj, ja disa kėshilla tė ēmueshme pėr pėrgatitjen e veturės pėr njė rrugė tė rehatshme e tė sigurt.
Para se tė niseni pėr rrugė ėshtė mirė qė veturėn tuaj ta lini pėr disa ditė tek ndonjė servis i autorizuar pėr njė kontroll komplet. Por, meqė kjo mėnyrė ėshtė e gjatė dhe, relativisht e shtrenjtė, atėherė gjėrat mund t’i merrni vetė nė duart tuaja, t’i bėni kėto kontrolle nė veturėn tuaj.

Ja disa nga kontrollet e domosdoshme qė duhet t’ia bėni veturės suaj, para se tė niseni pėr njė rrugė tė gjatė:

-shikojeni nivelin e vajit tė motorit, e nėse deri nė atė moment keni kaluar 5.000 km me atė vaj, preferohet ta ndėrroni tėrėsisht me vaj tė ri;
-shikojeni nivelin e likuidit nė sistemin e frenimit;
-shikojeni sasinė e likuidit pėr ftohjen e motorit; e nėse motori juaj nxehet shpesh, duhet patjetėr ta dėrgoni veturėn nė servis;
-testoni sistemin pėr fshirjen e xhamave, fshesat, dhe ujin nė pompėn e fshesave;
-testimi mė i rėndėsishėm lidhet me pneumatikėt (gomat) dhe nėse ata janė tė harxhuar preferohet ndėrrimi i sė paku dy prej tyre, por nė tė njėjtin bosht.

Mos harroni ta shihni edhe gjendjen e gomės rezervė. Dhe, nėse me vete do tė keni shumė valixhe, preferohet qė tė gjithė pneumatikėt tė fryhen pėr rreth 0.3 bar mė shumė sesa e thonė rregullat;
- shikojeni gjendjen e amortizatorėve dhe, nėse me ta keni kaluar mė shumė se 50 mijė kilometra, duhet tė konsultoheni me automekanikun;

Pas kėtyre kontrolleve, vetura juaj ėshtė e gatshme pėr rrugė tė gjata.

Hapi pasues ėshtė sesi tė ngarkohen valixhet. Duhet tė kini kujdes pėr baraspeshėn e veturės kur i ngarkoni gjėrat tuaja; gjėrat mė tė rėnda vendosini nė fillim edhe atė, sa mė nė mes tė veturės, e mė pastaj gjėrat mė tė lehta. Duhet tė kini kujdes sesi i palosni valixhet dhe gjėrat tjera sepse, nėse rrugės do t’ju duhet goma rezervė, atėherė duhet tė keni mundėsi qė ta merrni atė sa mė lehtė.

Dhe, pasi t’i jeni pėrmbajtur kėtyre rregullave, ju jeni ta gatshėm pėr njė udhėtim tė sigurt me veturėn tuaj. Rrugė tė mbarė!

_________________
Back to top Go down
View user profile
Ghetto Gold
WebMaster
WebMaster


Numri i postimeve: 1400
Location: AdminCP
Job/hobbies: Couter Strike
Thanks: 3
Pikėt: 2769
Registration date: 2008-07-09

PostSubject: Re: Kėshilla pėr automjete ketu..!   Fri Mar 06, 2009 7:27 pm

Pajisjet e obligueshme rezervė nė makinė
Nganjėherė asgjė nuk bėn punė, mirėpo disa gjėra tė imėta do t’ua lehtėsojnė jetėn nė rast tė njė ndonjė prishje tė paplanifikuar.
1. Njė hartė e re dhe e shfrytėzueshme edhe nė rastet kur jeni tė sigurt se, symbyllur mund tė arrini nė destinacionin, pėr ku jeni nisur

2. Celularin sigurisht nuk do tė harroni ta merrni me veti, po a keni marrė mbushėsin e tij, afėr krevatit nė dhomė tė fjetjes?

3. Ndoshta akumulatori ėshtė nė gjendje tė mirė, mirėpo pėr ēdo rast merrni me vete kabllot pėr ndezjen e motorit

4. Dritat rezervė konsiderohen si pajisje tė obligueshme, mirėpo ju pėr ēdo rast merrni me vete edhe siguresat shtesė

5. Nėse bateria e dorės nuk ėshtė miku juaj i pėrhershėm nė udhėtime, atėherė koha ėshtė qė kėtė shprehi ta ndryshoni

6. Kompleti i veglave elementare (kaēavidat, ēelėsat, etj) gjithashtu do tė ishin tė mirėseardhura, sikurse edhe brisku i njohur zviceran me shumė operacione

7. Pa marrė parasysh qė e keni me vete gomėn rezervė, merrni me veti edhe atė “qumėshtin” pėr arnimin e pneumatikėve tė shpėrthyer

8. Njė litėr e vajit tė motorit nuk do tė zė vend shumė nė makinė, e mund tė hyj nė punė

9. Nėse keni thes pėr fjetje pse jo, gjithmonė mund tė flini nė makinė

10. Mos e harroni ēelėsin rezervė – gjatė pushimeve origjinali mund tė humbet lehtė apo tė mbesė nė bravėn e ndezjes sė makinės, apo diku ku nuk ta shfrytėzoni.

Edhe diēka...
Nė asnjė mėnyrė mos e harroni kutinė e ndihmės sė parė e trekėndėshin qė ėshtė po ashtu janė tė obligueshme, si dhe jelekun reflektues!

_________________
Back to top Go down
View user profile
Ghetto Gold
WebMaster
WebMaster


Numri i postimeve: 1400
Location: AdminCP
Job/hobbies: Couter Strike
Thanks: 3
Pikėt: 2769
Registration date: 2008-07-09

PostSubject: Re: Kėshilla pėr automjete ketu..!   Fri Mar 06, 2009 7:27 pm

Biokarburantet nė vend tė naftės, qymyrit dhe gazit
Biodizeli, bioetanoli dhe biogasi janė biokarburantet ekologjikisht tė pranueshme nė botė, jo nafta, jo qymyri dhe jo gazi.
Dihet se karburantet nga lėnda organike bio po gjejnė pėrdorim gjithnjė e mė tė madh nė vende tė ndryshme tė botės - aq sa shtetet si Brazili mbajnė diku tek gjysma e nevojave tė vendit pėr qarkullim automobilash nga kjo lėndė, sa ekologjike aq edhe miqėsore me mjedisin. Por edhe shtetet si Gjermania, kėtu nė Evropė po e nxisin kėtė lloj karburanti nė atė masė sa qė e kanė vėnė nė ligj objektivin e zėvendėsimit nė masėn prej 20%, deri nė vitin 2020, tė karburanteve konvencionalė me karburante alternative nė fushėn e transporteve, ku edhe vendet tjera nuk kanė si t’i shpėtojnė kėtij ligji. Meqenėse nė shtypin e pėrditshėm, ėshtė folur pak pėr to, si duket ka ardhur koha qė karburantet jo fosile (jo naftė, jo qymyr, jo gaz etj.) tė ngrihen nė nocion masiv sot, nė mėnyrė qė nesėr tė dimė tė mbėshtesim zbatimin praktik tė saj.

Karburantet bio janė njė formė alternative karburantesh, miqėsorė ndaj mjedisit dhe njė nga prodhimet kryesore, qė rezultojnė nga pėrpunimi i biomasės. Prodhohet nga njė sėrė farėzash vajore tė bimėve, qė prodhojnė energji, si dhe nga yndyrat dhe mbeturinat. Pėrdorim i tyre nuk e rendon mjedisin, dhe nė te njėjtėn kohe pėrbėjnė formėn mė tė mirė dhe mė rentabėl tė karburanteve. Biodizeli, bioetanoli dhe biogasi janė me karakteristiket e tyre. Ato mund te zėvendėsojnė ose tė pėrzihen me naftėn dizel dhe benzinėn dhe tė pėrdoren nė transport. Kjo gjė ėshtė e drejtpėrdrejt rezultateve, pasi nuk ėshtė e nevojshme tė bėhen ndryshime nė sistemin e shpėrndarjes sė karburanteve dhe nė motorėt e makinave.

Format mė kryesore tė biokarburantėve janė: Bio-dizeli, qė prodhohet nga farėrat vajore tė bimėve prodhuese tė energjisė (lakra vajore, soja, luledielli, farė pambuku), yndyra dhe vajra gatimi tė pėrdorur bio-etanoli, qė prodhohet nga bimė sheqerore (soja, kallam sheqeri, panxhar sheqeri, drithi) dhe bio-gasi, qė prodhohet nga gazrat e vendeve tė varrosjes sanitare tė mbeturinave dhe nga derdhjet e pėrdorimeve bujqėsore. Ndėrkohė, ato qė kanė interes praktik pėr Evropėn, pėr rrjedhojė edhe pėr Shqipėrinė, kryesisht nė aspektin e produktivitetit dhe tė disponimit tė lėndėve tė para, ėshtė biodizeli dhe bioetanoli.

Ē`kuptojmė me karburant bio? Me termin biokarburant nėnkuptojmė forma alternative karburantesh, qė prodhohen nga biomasa, ndėrkohė qė biomasė quhet ēdo material i prodhuar nga organizmat e gjalla me bazė riciklimi, si bimėt, kafshėt dhe mikroorganizmat. Nga pikėpamja kimike, biodizeli prodhohet nga transėsterifikimi (transesterification) i vajrave bimore tė triglicėrideve, duke pėrdorur metanol dhe njė katalizator tė pėrshtatshėm. Prodhimi i biodizelit mund tė pėrshkruhet nė vija tė pėrgjithshme, nga mekanizmi sasior i mposhtėm i prodhimit, ku 1ton vaj + 110kg Metanol + Katalizator =>1ton Biodizel + 98kg glicerinė.

Sot, pėrdorimi i biomasės mbulon rreth 4% tė energjisė totale, qė konsumohet nė SHBA dhe 45% tė burimeve tė energjisė. Biomasa ėshtė e pėrdorshme nė ngrohje pėr prodhimin e energjisė elektrike, por kryesisht mund tė prodhojė biokarburantė dhe mė konkretisht, biodizel (zėvendėsues i dizelit – naftės), bioetanol (zėvendėsues i benzinės) dhe biogazit. Kėsisoj ai po gjen zbatim tė shpejtė dhe tė dashur nė shumė vende tė Evropės (Francės, Gjermanisė, Suedi, Austri, Itali, Danimarkė, etj.) pėr lėvizjen e makinave qė punojnė me motor dizel, si kamionėt, taksi, autobusėt, makineri gėrmimi dhe bujqėsore, etj. Pėrdorimi analog ekziston edhe nė SHBA.
Studimet nė rritje dhe interesi pėr prodhimin e bio-karburanteve rezultojnė nga fakti se pėrdorimi dhe konsumimi i tyre paraqet njė sėrė avantazhesh, tė cilat lidhen si me rentabilitetin e tij si karburant, ashtu dhe me mbrojtjen e mjedisit dhe mirėqenien e pėrgjithshme tė rajonit ku prodhohet. Pėr sa i pėrket cilėsive tė tij si karburant mund tė nėnvizosh se ai (karburant bio) krijon pak tym, pėr shkak tė njė djegie mė tė mirė. Prej tij pakėsohet fenomeni i shiut acidit, si dhe ai nuk pėrmban squfur, si dhe nuk ka pėrhapje tė dyoksidit tė squfurit (SO2). Tė mirat e tij janė pa fund. p.sh. ai ėshtė bio-dialitik, pra nė rast se pėrhapet nuk e ndot tokėn, nėntokėn dhe shtresat ujėmbajtėse. Ai ēon gjithashtu nė pakėsimin e fenomenit serrė, pasi dyoksidi i karbonit qė prodhohet nga djegia e biodizelit ėshtė nė atė masė sa ėshtė angazhuar nga atmosfera gjatė fotosintezės se bimėve. Pėr rrjedhojė, nuk kemi shtim tė tij pas djegies. Pėrpos tė tjerave, ai ėshtė njė karburant i shkėlqyer, madje ai e lubrifikon shumė mė mirė motorin nė krahasim me dizelin e zakonshėm, sepse ka cilėsi “ndotje”, domethėnė pakėson mbetjet e djegies (depozitimet) nė motor. Nė mėnyrė tė veēantė, vlerat e koeficienteve tė pėrhapjes sė gazrave tė karburantit tė djegur paraqiten nė tabelėn e mėposhtme:

Koeficienti i pėrhapjes sė ndotjeve tė gazrave (g/Kg ose Νm3 karburant)


Karburant CO2 SO2 CO NOX Trupėsa
Dizel 3142 6 0.572 2.384 0.286
Mazut NO3 3091 80 0.55 5.221 1.832
Biodizel 0 0 <0.572 <2.384 0.143
Gaz natyror 2715 0 0.322 2.102 0.1

Por karburanti bio shihet se ka avantazhe edhe nė zhvillimin ekonomik tė ēdo vendi, sepse kontribuon nė rritjen e punėsimit lokal dhe pėr rrjedhojė nė mirėqenien e popullsisė kryesisht fshatare. Por, thonė se ai ka dhe ca disavantazhe, se gjoja biodizeli i detyrohet njė kostoje tė lartė, pėr shkak tė kostos sė lartė tė pėrpunimit tė farėrave vajore, qė pėrbėjnė lėndėn e parė pėr prodhimin e tij. Kjo ėshtė sot e lartė, pėr shkak tė pengesės qė i bėhet asaj nga trustet e karburantit fosil, sepse dihet qė ēmimi i naftės akoma nuk ka prekur mirė xhepat e popullsisė. Kur tė vije nevoja, ai do tė dalė jo konkurrues, por edhe pėrjashtues i karburantit fosil nga faqja e dheut. Edhe sot, nėse do tė ndiqen politika tė zhveshjes tatimore, akcizės, qė u pėrgjigjen atyre tė vendeve tė tjera evropiane, atėherė ēmimi i tij mund te jetė konkurrues nė krahasim me karburantet konvencionale. Gjithsesi, e ardhmja, jo thjesht pėr ta konkurruar, por pėr ta zėvendėsuar karburantin e sotėm, ėshtė karburanti bio

_________________
Back to top Go down
View user profile
Ghetto Gold
WebMaster
WebMaster


Numri i postimeve: 1400
Location: AdminCP
Job/hobbies: Couter Strike
Thanks: 3
Pikėt: 2769
Registration date: 2008-07-09

PostSubject: Re: Kėshilla pėr automjete ketu..!   Fri Mar 06, 2009 7:27 pm

Pėrgatiteni automobilin pėr dimėr
Edhe pse moti deri tash ka qenė mė shumė pranveror sesa dimėror, megjithatė automobilin duhet ta keni gati pėr dimrin e ftohtė dhe tė gjatė. Pėr siguri nė rrugė gjatė dimrit ekzistojnė dy lloj kėshillash - mė mirė t’i dėgjojmė ato - sesa tė pendohemi mė pastaj.
Nė Kosovė, pėr dallim nga disa vende evropiane, pėrdorimi i pajisjeve dimėrore ėshtė i rregulluar nė bazė kohore. Kėshtu, nga 15 nėntori deri mė 15 mars shoferėt obligohen qė ato t’i bartin nė makinė.

Me pajisjet dimėrore nėnkuptohet: pėrdorimi i tė katėr gomave dimėrore apo zinxhirėve nė rrotat tėrheqėse - megjithatė ekspertėt kėshillojnė qė vozitėsit, ndėr tjera, tė kontrollojnė domosdo frenat dhe aftėsitė e tyre frenuese – ashtu qė gjatė frenimit nė rrafshinė, vetura nuk do tė duhej tė anonte.

Ndėrrojini filtrat dhe vajin e automobilit tuaj dhe kėrkoni nga automekaniku qė t’i kontrollojė kabllot dhe gypat e motorit pėr tė parė ndonjė dėmtim tė mundshėm. Kontrollojini dritat, mekanizmin e ndezjes dhe gjendjen e baterisė - madje rekomandohet edhe kontrolli i bazės sė makinės si dhe gjendja e pėrgjithshme e llamarinės sė automobilit.


Dėmtimet e vogla tė ngjyrės ėshtė mė mirė tė riparohen para dimrit, sepse shpesh kombinimi i kripės me baltė – qė ngjiten nė makinėn tuaj - mund ta pėrkeqėsojnė gjendjen e saj.

Vozitėsit me pėrvojė nuk e pėrdorin kot shprehjen: "Gomat ta shpėtojnė kokėn". Bashkė me frenat dhe mekanizmin drejtues, gjatė dimrit gomat janė elementi mė i rėndėsishėm i sigurisė. Gomat e dimrit me formėn e tyre karakteristike, mė lehtė lėvizin nėpėr borė sesa gomat verore. Kėshtu automjeti do tė lėvizė mė lehtė nga vendi dhe mė lehtė do tė ndalet, respektivisht do tė frenojė. Ėshtė e qartė se gomat e verės nuk do tė ngjiten si duhet nė borė - andaj nuk do t’ju hyjnė nė punė fare.

Ofertat qė mund t’i gjeni nė tregun kosovar dhe te gomistėt nuk janė aspak mė tė kėqija se ato nė shtetet perėndimore. Pos gomave tė shtrenjta nga prodhues me renome, nė tregun kosovar mund tė gjendet edhe njė numėr i madh gomash cilėsore me ēmim tė arsyeshėm.

Ėshtė shumė e rėndėsishme qė tė pėrzgjidhet kompleti i vėrtetė i gomave pėr automjet nga i njėjti prodhues dhe tė montohen nė tė katėr rrotat, e jo vetėm nė ato tėrheqėse, sikurse ėshtė “adet” te ne.

Natyrisht, nėse buxheti familjar nuk lejon blerjen e gomave tė dimrit dhe nė rast se ngisni nėpėr rrugė tė qytetit, mund tė dimėrohet edhe me goma universale, tė cilat mund tė pėrdoren edhe gjatė dimrit edhe gjatė verės.

Vozitėsit e automobilave mė tė vjetėr, gjithsesi duhet ta kontrollojnė gjendjen e baterisė, qė tė mos e sjellin ēelėsin kot nė orėt e ftohta tė mėngjesit dhe tė dėgjojnė “gugatjen” e makinės, apo edhe tė kthejnė kokėn nga ndonjė fqinjė, i cili mund t’i ketė kabllot pėr ndezjen e makinės.

Ėshtė po ashtu e rėndėsishme qė tė kontrollohet edhe gjendja e fluidit nė automobil. Pikėsėpari uji qė shėrben pėr ftohjen e makinės. Para ēdo dimri, vozitėsve u rekomandohet kontrollimi i antifrizit dhe ndėrrimi i tij me kohė.

Kushtojini vėmendje edhe fluidit pėr pastrimit e xhamit tė pėrparmė, i cili duhet t’i rezistojė ngrirjes, si dhe kontrollojeni gjendjen e fshesave tė kėtij xhami dhe atij tė prapmė.

_________________
Back to top Go down
View user profile
Ghetto Gold
WebMaster
WebMaster


Numri i postimeve: 1400
Location: AdminCP
Job/hobbies: Couter Strike
Thanks: 3
Pikėt: 2769
Registration date: 2008-07-09

PostSubject: Re: Kėshilla pėr automjete ketu..!   Fri Mar 06, 2009 7:28 pm

Ndėrrimi i vajit nė makinėn tuaj
Baza pėr punėn e ēdo motori ėshtė lubrifikimi i mirė, e kjo ėshtė e pamundur pa vaj kualitativ mė pėrbėrje pėrkatėse.
Prodhuesi i automjetit tuaj, nė udhėzimin pėr menaxhim dhe mirėmbajtje, ka theksuar karakteristikat e mjeteve lubrifikuese tė cilat do tė duhej tė pėrdornit, dhe tė njėjtat gjatė afatit garantues, gjithsesi t’iu pėrmbaheni. Edhe personi, tek i cili i bėni kontroll automjetit, gjithashtu ka pėr detyrė qė gjatė ndėrrimit tė vajit, t’ju vendos nė motor, vetėm llojin e pėrshkruar tė vajit.

Pas afatit garantues mund tė pėrdorni prodhimin sipas qejfit tuaj, por domosdoshmėrisht kushtoni vėmendje pėrmbajtjes dhe kualitetit. Mos i pėrzieni lubrifikantet shumė-gradėshe dhe njė-gradėshe, e gjithashtu duhet t’i shmangeni vendosjes sė vajit sintetik dhe mineral dhe anasjelltas.

Nė rast se motori i automjetit tuaj ėshtė nė gjendje tė mirė, dhe brenda vitit nuk kaloni numėr tė madh kilometrash, atėherė pranoni porosinė mbi periudhėn e ndėrrimit tė cilėn e jep prodhuesi. Nė tė gjitha rastet tjera, ndėrroni vajin mė shpesh, dhe njėkohėsisht ėshtė mirė tė ndėrrohet edhe filteri. Nėse nuk e pėrdorni asnjėherė, prapėseprapė ndėrrojani vajin sė paku njė herė nė vit.

Shpenzimi i vajit paraqet masėn e cila derdhet nė motor, nė mes tė ndėrrimeve tė bėra nė 1.000 kilometra tė kaluara. Secili motor shpenzoj vaj, e sasia varet nga konsumimi i tij. Normalisht, kjo sasi sillet prej 0.2 deri nė 0.5 litra, derisa te motorėt e vjetėr pranohen edhe vlera mė tė mėdha.

Niveli i vajit do tė duhej tė kontrollohet ēdo 500 kilometra tė kaluara, gjė qė nuk do tė duhej tė harronit. Po qė se motori mbetet pa vaj, dėmi do tė jetė katastrofal.

Gjatė sezonit tė dimrit vaji trashet, andaj paraqitet ndezja e vėshtirėsuar e motorit. Qė tė parandaloni kėtė, nė fillim tė sezonit tė ftohtė - merrni vajin me viskozitet pėrkatės. Pos kėsaj, mos e nxehni motorin nė vend, gjė qė shumica e njerėzve e praktikojnė. Pritni tridhjetė sekonda dhe nisuni ngadalė. Vozitni me rrotullime tė vogla derisa nuk tė arrihet temperatura punuese, qė nuk do tė duhej tė zgjas mė shumė se dhjetė minuta.

Edhe njėherė, vaji ėshtė parakusht kryesor pėr funksionim tė rregullt tė automjetit tuaj, andaj kushtojini vėmendjen e duhur. Gjithashtu, tentoni tė blini vetėm produkte origjinale, edhe pse nė ditė tė sotme kjo ėshtė bėrė bukur e vėshtirė

_________________
Back to top Go down
View user profile
Ghetto Gold
WebMaster
WebMaster


Numri i postimeve: 1400
Location: AdminCP
Job/hobbies: Couter Strike
Thanks: 3
Pikėt: 2769
Registration date: 2008-07-09

PostSubject: Re: Kėshilla pėr automjete ketu..!   Fri Mar 06, 2009 7:28 pm

Si ta kurseni benzinėn nė makinė?
Benzinėn mund ta kurseni nė makinėn tuaj duke e mbajtur atė, teknikisht nė rregull, por edhe me mėnyrėn tuaj tė vozitjes.
Gjendja e rregullt teknike e makinės ėshtė shumė e rėndėsishme edhe pėr harxhimin e benzinės, gjė tė cilėn do ta shini nė tabelėn e mėposhtme e cila ju njofton nė detaje se sa, cila pjesė e makinės, ndikon nė kėto harxhime:

– kandelat 8%
– butoni i platinit 7%
– ndezja fillestare – parandezja 5%
– bobina 2%
– kabllot 2%
– termostati 1%
– karburatori 2%
– pajisja pėr start 10%
– filtri i ajrit 3%
– pompa e benzinės 1%
– nyjet pėr bartjen e benzinės 1%
– kompllungu 8%
– ventilet 7%
– boshti bregor 16%
– kompresioni 20%
– presioni nė pneumatikė 4%
– lloji i pneumatikėve 5%
– balancimi i gomave dhe rrotave 2%
– sistemi i jashtėqitjes se gazrave 5%
– ngarkesa e tepėrt 5%
– frenat 1%
– shtrati i rrotave 1%
– lyerja 5%
– aerodinamika e veturės 2%



Starti i motorit – Para se ta startoni motorin, duhet ta shtypni kompllugun dhe tė konstatoni nėse e tėrė aparatura po funksionon.

Nxehja e motorit – Motori, duhet sa mė parė, qė ta arrijė temperaturėn e punės, e kjo arrihet mė se shpeshti gjatė vozitjes. Sapo motori tė punojė 30 sekonda, duhet tė niseni ngadalė, duke lėshuar kompllugun.

Nisja dhe ndalja e veturės – Nėse niseni nė njė terren tė rrafshėt, nuk duhet t’i jepni shumė gaz makinės, por as ta mbani shumė gjatė tė shtypur kompllugun. Pėrpiquni qė sa mė parė, me gaz optimal, ta vini nė lėvizje veturėn tuaj.

Ndėrrimi i marsheve – Nė njė kohė sa mė tė shkurtėr duhet ta ndėrroni marshet nė pėrputhje me lėvizjen, kurse marshin ta mbani sa mė pak nė pozitė neutrale. Motori duhet tė mbahet nė secilėn shpejtėsi deri nė rrotullimet optimale. Gjatė ngasjes nė qytet duhet tė ndėrrohen sa mė shpesh marshet.

Dozimi i gazit – Duhet t’i ikni shtypjes sė shpeshtė dhe tė fuqishme tė gazit. Nė rrugė tė hapur, duhet qė sa mė parė tė arrihet shpejtėsia optimale dhe duhet ta pėrshtatni shpejtėsinė me kushtet e rrugės, kėshtu qė do t’i pėrdorni sa mė pak frenat.

Mbushja me benzinė – Mė se mirė ėshtė qė makinėn ta mbushni me benzinė qė nė mėngjes sepse, atėherė ėshtė mė ftohtė dhe benzina ėshtė mė “e qetė”. Verės, kur koha ėshtė shumė e ngrohtė, mos e mbushni pėrplot rezervuarin e makinės suaj sepse, ai do tė avullohet.

_________________
Back to top Go down
View user profile
 

Kėshilla pėr automjete ketu..!

View previous topic View next topic Back to top 
Page 1 of 1

Permissions in this forum:You cannot reply to topics in this forum
WwW.Ks-Network.Tk ::  :: -