PortaliHomeCalendarFAQSearchMemberlistUsergroupsRegisterLog in
Mirė Se Erdhet Nė Ks-Net.Tk , Akoma nuk jeni rexhistruar Rexhistrohu Tani Nėse keni harruar fjalkalimin Kliko Kėtu

Share | 
 

 Djajtė viktimizojnė Interin

View previous topic View next topic Go down 
AuthorMessage
V@L!
Administrator
Administrator


Numri i postimeve : 1347
Thanks : 0
Pikėt : 3386
Registration date : 2009-01-30

PostSubject: Djajtė viktimizojnė Interin   Thu Mar 12, 2009 7:04 am

Supersfida kthyese e 1/8 tė finales sė Ligės sė Kampionėve, e cila u zhvillua tė mėrkurėn mbrėma nė Old Trafford, ndėrmjet Manchester Unitedit dhe Interit, ka pėrfunduar me rezultat 2-0 nė favor tė skuadrės vendase, e cila e vazhdon garėn nė ēerekfinale.
Pjesa e parė
Djajtė e Kuq e filluan vrullshėm takimin duke befasuar zikaltrit porsa filloi ndeshja (4’). Njė krosim nga kėndi i Ryan Giggs u shfrytėzua mė sė miri nga mbrojtėsi serb i United, Nemanja Vidic, i cili e mposhti me kokė portierin Cesar.

Vidic (nė mes) feston golin. Foto: AP
Pas golit tė pėsuar, Nerazzurėt e patėn tė vėshtirė tė krijonin ndonjė rast para portės sė Van Der Sar, pasi qė Zlatan Ibrahimovic ishte vazhdimisht i rrethuar nga tre apo katėr lojtarė vendas sa herė qė pranonte topin.

Megjithatė nė vazhdėn e takimit suedezi arriti tė krijojė raste pėr veten dhe bashkėlojtarėt, duke qenė rreziku kryesor pėr portėn vendase, dhe njėkohėsisht duke bėrė qė Interi tė jetė skuadėr mė dominuese nė pjesėn e parė.

Ibrahimovic ndėrmjet dy mbrojtėsve tė United. Foto: AP
Gajtė gjysmės sė parė Ibracadabra goditi transversalen dhe pati njė rast shumė tė mirė, me ē’rast gjuajtja e tij kaloi shumė afėr shtyllės.

Nga ana tjetėr pėr Unitedin vlen tė pėrmendet rasti i O'Shea, i cili u gjet i vetėm pėrpara portierit mysafir, por Julio Cesar u tregua mė efikas duke pamundėsuar realizimin e golit tė dytė tė vendasve, i cili do ta shokonte Interin.
Pjesa e dytė
Ashtu si kurse nė pjesėn e parė, me tė filluar pjesa e dytė, edhe atė pikėrisht nė minutėn e katėrt (49’), Manchester United shėnoi golin e dytė nė kėtė pėrballje duke ia vėshtirėsuar edhe mė shumė punėt tė zgjedhurve tė Jose Mouronhos.

Ronaldo fundosi shpresat e Interit. Foto: AP
Ishte lojtari mė i mirė nė botė pėr sezonin e kaluar, Cristiano Ronaldo, lojtari i cili dyfishoi epėrsinė e Djajve tė Kuq me njė gol tė shėnuar me kokė pas njė krosimi tė Wayne Rooneyt.

Njė rast shumė tė mirė pėr Interin e pati i porsainkuadruari nė lojė, Adriano, por goditja e tij pėrfundoi nė shtyllėn pingule.

United reagoi menjėherė duke krijuar njė rast shumė tė mirė para portės kundėrshtare, por Dimitar Berbatov nuk arriti ta mposhtė portierin mysafir, i cili bėri njė tjetėr ndėrhyrje tė saktė.

Scholes dhe Adriano. Foto: AP
Nė vazhdim tė lojės trajneri zikaltėr bėri tė gjitha zėvendėsimet e mundshme, por nuk arriti tė bėjė asgjė pėrballė skuadrės sė fuqishme kampione, e cila do ta vazhdojė rrugėn drejt titullit tė dytė radhazi tė Ligės sė Kampionėve.

Ndėrkohė, Interit i mbetet tė vazhdojė luftėn pėr Scudetto ku i ka punėt mirė dhe ta rikthejė eventualisht disavantazhin prej 3-0 nė Kupėn e Italisė kundėr Sampdorias, pasi kjo ėshtė hera e tretė radhazi qė eliminohet nė kėtė fazė tė Ligės sė Kampionėve.
Back to top Go down
View user profile
 
Djajtė viktimizojnė Interin
View previous topic View next topic Back to top 
Page 1 of 1

Permissions in this forum:You cannot reply to topics in this forum
WwW.Ks-Network.Tk :: Tema tė ndryshme :: Sport-
Jump to: