PortaliHomeCalendarFAQSearchMemberlistUsergroupsRegisterLog in
Mirė Se Erdhet Nė Ks-Net.Tk , Akoma nuk jeni rexhistruar Rexhistrohu Tani Nėse keni harruar fjalkalimin Kliko Kėtu

Share | 
 

 Fulhami ‘godet’ Manchėn

View previous topic View next topic Go down 
AuthorMessage
V@L!
Administrator
Administrator


Numri i postimeve : 1347
Thanks : 0
Pikėt : 3386
Registration date : 2009-01-30

PostSubject: Fulhami ‘godet’ Manchėn   Sun Mar 22, 2009 5:25 am

Kampioni nė fuqi dhe lideri i Premierligės, Manchester United, ka pėsuar edhe njė goditje tė radhės, pasi u mposht me rezultat 2-0 nė fushė tė Fulhamit, duke bėrė edhe mė tė hapur luftėn pėr titull.
Momenti vendimtar i ndeshjes erdhi nė minutėn e 18-tė tė lojės kur Paul Scholes u pėrjashtua nga loja dhe iu dhuroi njė penalti vendasve, pasi ndaloi topin me dorė mu para golit.

Penaltia e shndėrruar nė gol nga Danny Murphy solli avantazhin e parė pėr vendasit, duke lėnė nė njė pozitė tė papėrshtatshme ekipin e Sir Alex Ferguson.
Pavarėsisht pėrpjekjeve tė shumta tė mysafirėve, porta e Mark Schwarzer mbeti e paprekur gjatė gjithė ndeshjes. Madje Fulhami shėnoi edhe njė gol tė dytė tre minuta para fundit tė kohės sė rregullt. Mesfushori Zoltan Gera siguroi pikėt e Fulhamit me anė tė njė shėnimi akrobatik pas njė harkimi tė ulėt tė Andrew Johnson.

Momenti i pėrjashtimit tė Wayne Rooneyt. Foto: AP
Nervozizmi nė radhėt e Manchesterit e la kėtė ekip nė fushė me nėntė lojtarė nė minutat e fundit tė ndeshjes, pas pėrjashtimit tė sulmuesit Wayne Rooney me kartonin e dytė tė verdhė.

Humbja ishte e dytė me radhė nė Premierligė pėr Djajtė e Kuq, pas humbjes 4-1 tė vikendit tė kaluar nė Old Trafford nga Liverpooli.

Manchester United vazhdon tė kryesojė me 65 pikė, i ndjekur nga Chelsea dhe Liverpooli me nga 61 pikė.

Derisa Chelsea po ashtu ‘humbi’ tre pikė nė ndeshjen ndaj Tottenhamit, Liverpooli do tė ketė rastin ta ngushtojė nė njė pikė disavantazhin, nėse nxjerr pikė tė plota nė ndeshjen e nesėrme ne Anfield pėrballė Aston Villas.
Back to top Go down
View user profile
 
Fulhami ‘godet’ Manchėn
View previous topic View next topic Back to top 
Page 1 of 1

Permissions in this forum:You cannot reply to topics in this forum
WwW.Ks-Network.Tk :: Tema tė ndryshme :: Sport-
Jump to: