PortaliHomeCalendarFAQSearchMemberlistUsergroupsRegisterLog in
Mirė Se Erdhet Nė Ks-Net.Tk , Akoma nuk jeni rexhistruar Rexhistrohu Tani Nėse keni harruar fjalkalimin Kliko Kėtu

Share | 
 

 Bajramaj nė Potsdam

View previous topic View next topic Go down 
AuthorMessage
arbias
Administrator
Administrator


Numri i postimeve : 530
Age : 22
Location : Kosova
Job/hobbies : YuGiOh
Thanks : 0
Pikėt : 3002
Registration date : 2009-02-03

PostSubject: Bajramaj nė Potsdam   Tue Mar 24, 2009 5:44 am

atmire Bajramaj ka nėnshkruar kontratė dyvjeēare me klubin gjerman, FFC Turbine Potsdam. Futbollistja kosovare, e cila aktualisht luan nė Duisburg, do t’i bashkohet klubit tė ri nga sezoni i ardhshėm. Trajneri i Potsdamit, Bernd Schroder, ndihet mjaft i lumtur qė sezonin e ardhshėm do ta ketė nė dispozicion dyshen e Duisburgut, Fatmire Bajramaj-Corina Schroder.

Fatmire Bajramaj do t’i bashkohet skuadrės gjermane 1. FFC Turbine Potsdam, nga sezoni i ardhshėm. Futbollistja kosovare, e cila aktualisht aktivizohet nė ekipin FCR 2001 Duisburg, ka arritur marrėveshje me udhėheqėsit e Potsdamit, tė hėnėn.

Sulmuesja Bajramaj, sė bashku me bashkėlojtaren e saj, Corina Schroder, kanė nėnshkruar kontratė dyvjeēare me Potsdamin, deri mė 30 qershor tė vitit 2011, shkruante tė hėnėn nė ueb faqen zyrtare tė Potsdamit.

Trajneri i Turbine Potsdamit, Bernd Schroder, ndihet mjaft i lumtur qė sezonin e ardhshėm do t’i ketė nė dispozicion, pėrfaqėsuesen gjermane Bajramaj dhe pėrfaqėsuesen e U23 tė Gjermanisė, Schroder.

“Ne jemi mjaft tė lumtur qė kemi arritur t’i transferojmė kėto dy futbolliste, pėr tė cilat ishin tė interesuara edhe klube tė tjera. Ne i kemi vėzhguar Lirėn dhe Corinan dhe ishim tė bindur se kėto tė dyja do tė pėrshtaten nė klubin tonė tė ri dhe nė sistemin tonė tė lojės. Potsdam ėshtė adresė e mirė, shpresoj qė tė dyja tė kėnaqen kėtu”, deklaroi trajneri me eksperiencė, Schroder.

Klubi aktual i Bajramajt, FCR Duisburg, aktualisht prin nė Bundesliga 1 gjermane me 35 pikė, sa ka edhe klubi i saj i ardhshėm 1. FFC Turbine Potsdam, i cili megjithatė ka golaverazh mė tė dobėt, gjashtė javė pa pėrfunduar sezoni. Pikėrisht tė dielėn u takuan kėto dy skuadra. Duisburg u mposht nė shtėpi 0:3 nga Turbine Potsdam.

E lindur mė 1 prill tė vitit 1988 nė Gjurakovc, 20-vjeēarja Bajramaj, me Gjermaninė ishte shpallur kampione e botės nė vitin 2007, ndėrsa njė vit mė vonė, dygolėshi i saj ia solli Gjermanisė medaljen e bronztė, pasi e mposhti Japoninė nė finalen e vogėl, pėrkatėsisht nė luftėn pėr vendin e tretė.

Mė parė, Bajramaj ishte pjesė e kategorive tė ndryshme tė pėrfaqėsueses gjermane, si U20 (4 ndeshje), U19 (16 sish), U17 (4), U15 (2), derisa me U19 e kishte fituar titullin e kampionit tė Evropės nė vitin 2006.

Fillimisht, Bajramaj, e cila pas njė jave i mbush 21 vjet, ishte pjesė e skuadrave DJK/VfL Giesenkirchen e FSC Monchengladbach, para se tė transferohej nė vitin 2004 te FCR 2001 Duisburg, me tė cilin ka kontratė deri nė verė tė kėtij viti.

_________________
*~Ar*Bi*~As*

Back to top Go down
View user profile
 
Bajramaj nė Potsdam
View previous topic View next topic Back to top 
Page 1 of 1

Permissions in this forum:You cannot reply to topics in this forum
WwW.Ks-Network.Tk :: Qendra e Forumi :: Lajmet e Portalit-
Jump to: