PortaliHomeCalendarFAQSearchMemberlistUsergroupsRegisterLog in
Mirė Se Erdhet Nė Ks-Net.Tk , Akoma nuk jeni rexhistruar Rexhistrohu Tani Nėse keni harruar fjalkalimin Kliko Kėtu

Share | 
 

 Azili diplomatik

View previous topic View next topic Go down 
AuthorMessage
arbias
Administrator
Administrator


Numri i postimeve : 530
Age : 22
Location : Kosova
Job/hobbies : YuGiOh
Thanks : 0
Pikėt : 3001
Registration date : 2009-02-03

PostSubject: Azili diplomatik   Tue Mar 24, 2009 5:53 am

Konkursi pėr ambasadorė i shpallur nga Ministria e Punėve tė Jashtme, mes shumė tė tjerėve, i ka nxitur tė aplikojnė edhe njerėz qė janė lehtėsisht tė identifikueshėm me partitė politike nė pushtet.

Kjo, veēanėrisht vlen pėr Lidhjen Demokratike tė Kosovės, por edhe pėr Partinė Demokratike tė Kosovės. Njerėz tė afėrt me LDK-nė, kėshilltarė tė dikurshėm tė Presidencės, ish-deputetė apo kėshilltarė tė tanishėm tė ministrit Skėnder Hyseni, kanė dorėzuar biografitė e tyre nė Ministrinė e Punėve tė Jashtme.

Nė mesin e tyre ėshtė edhe Halit Muharremi, ish-kėshilltar i presidentit Rugova, Samet Dalipi, ish-kėshilltar i presidentit Sejdiu, Vehbi Miftari, zėdhėnės i LDK-sė, Qibrije Hoxha, ish-deputete e LDK-sė dhe Burim Breznica, kėshilltar i ministrit tė Punėve tė Jashtme.

Si kredenciale, ata kanė vendosur tė pėrdorin pėrvojėn e tyre qė kanė pėrfituar nė Lidhjen Demokratike tė Kosovės. Mirėpo, kandidaturat e tyre shihen me dyshim nga partneri i LDK-sė nė Qeverinė e Kosovės, PDK.

Njė zyrtar i lartė i PDK-sė, nė kusht anonimiteti, tha se ėshtė tronditur kur ka parė emrat e njerėzve tė LDK-sė nė listėn e kandidatėve pėr ambasadorė. “Kjo ėshtė tendencė pėr politizimin e kėtyre posteve tė rėndėsishme”, ka thėnė ai. Ndryshe nga zyrtari i PDK-sė, analisti Mufail Limani nuk ėshtė befasuar kur ka parė listėn e aplikuesve nė konkursin e MPJ-sė pėr ambasadorė.

Sipas tij, njė pjesė e madhe e listės ėshtė e politizuar ose e “partizuar” nga tė dyja partitė nė pushtet. “Ajo qė kemi parė ėshtė se procesi ėshtė i politizuar. Shumica e kandidatėve qė kemi parė nė listė... Por duhet tė kemi durim dhe tė presim se shumica e atyre qė do tė nominohen dhe qė do tė marrin punėn e ambasadorit, nė fakt, janė pėrfaqėsues tė fraksioneve tė ndryshme nė Kosovė. Kjo nuk ka lidhje me synimin pėr profesionalizimin e shėrbimit tė diplomacisė kosovare”, ka thėnė Limani tė shtunėn pėr Express.

Sipas tij, tendenca pėr tė futur njerėz tė partisė nė diplomacinė kosovare, nuk ėshtė e rastit, pasi njė gjė e tillė ndodh edhe nė segmentet e tjera. “Sikur nė tė gjitha fushat e tjera, nė bordet e ndėrmarrjeve publike, nė FSK... do tė thotė gjithēka ėshtė duke kaluar nė fazėn e politizimit absolut tė tė gjitha funksioneve politike ose mė saktė, partizimin e gjithė jetės politike dhe institucionale, edhe aty ku nuk ka vend pėr parti, ku partitė do duhej tė tėrhiqeshin. Krejt kulaēi po ndahet nė bazė tė marrėveshjeve partiake interne”, ka thėnė ai.

Xhavit Beqiri, zėdhėnės i presidentit Fatmir Sejdiu, ka thėnė se nuk dėshiron tė paragjykojė se kush do tė pėrzgjidhet ambasador, por nuk ka kursyer fjalėt e mira pėr kėta kandidatė. “Unė nuk dua tė paragjykoj asgjė. Por kėta njerėz janė dėshmuar nė fusha tė ndryshme profesionale. Sigurisht kjo s’do tė thotė se kanė pėrparėsi apo mangėsi nė raport me kandidatėt e tjerė.

Le ta shohim se cili do tė jetė rezultati i vlerėsimeve qė do tė bėjė komisioni qė do tė caktohet nga presidenti, kryeministri dhe MPJ-ja”, ka thėnė ai. Por Beqiri thotė se nuk ka asgjė kundėr pėrzgjedhjes sė tyre. “Ne shpresojmė qė do tė zgjidhen njerėz tė duhur, sepse nė fund tė fundit kur ata tė shkojnė nė vendet pėrkatėse, askush nuk e shikon se prej cilit subjekt politik vijnė apo ēfarė fryme politike kanė pėrfaqėsuar nė vendin e vet. A janė tė djathtė apo tė majtė, atje janė ambasadorė dhe si tė tillė vlerėsohen”, thotė ai.

Megjithatė, Beqiri mohon se kėta persona mbėshteten nga Presidneca. “Nuk po them asgjė, por ne po themi se nė asnjė mėnyrė nuk do tė paragjykojmė kandidaturat e tyre. Ne na gėzon fakti qė ka kaq shumė kandidatura, sepse kur ka kaq shumė, edhe mundėsia e pėrzgjedhjes ėshtė mė e madhe”.

Pėrkundėr mundėsisė sė politizimit tė posteve tė ambasadorėve, Ministria e Punėve tė Jashtme thekson se nuk do tė lejojė qė pėrzgjedhja e ambasadorėve tė bėhet nė bazė tė preferencave politike. Zėvendėsministrja Vlora Ēitaku thotė se paneli intervistues, ku pėrfshihet Ministria, Kryeministria, Presidenca dhe bota akademike, nuk do tė lejojė qė tė ketė ndonjė ndikim nga jashtė.

“Jam e sigurt se nuk do tė ketė interferime apo ndikime tė natyrave tė ndryshme”, ka thėnė Ēitaku pėr Express. Kėshtu nuk mendon analisti Limani. Sipas tij, qeverisja aktuale po pėrsėrit skemat e mėparshme.

“Nė Qeverinė Thaēi po manifestohen skemat qė i kemi parė nė Qeverinė Haradinaj, Ēeku dhe Kosumi. Po kthehemi nė sistemin e vjetėr, ku pėrkatėsia partiake ėshtė pėrcaktues pėr emėrim nė tė gjitha punėt e rėndėsishme publike”, thotė ai.

_________________
*~Ar*Bi*~As*

Back to top Go down
View user profile
 
Azili diplomatik
View previous topic View next topic Back to top 
Page 1 of 1

Permissions in this forum:You cannot reply to topics in this forum
WwW.Ks-Network.Tk :: Qendra e Forumi :: Lajmet e Portalit-
Jump to: